E bujshme: Milan transferon yllin e Interit

Milan i hakmerret Interit për Calhanoglun.

Milan dhe Inter janë rivalë të drejtpërdrejtë këtë sezon për Scudetton. Rosonerët renditen në pozitën e dytë me katër pikë më pak se Interi.

Verën e kaluar Hakan Calhanoglu bëri bujë me transferimin e tij nga Milani te Interi dhe Rosonerët nuk e kanë kapërdirë mirë këtë.

Siç shkruan Calcio Mercato, Milan ka gati hakmarrjen dhe Rosonerët synojnë transferimin e Roberto Gagliardinit.

Gagliardini pëlqehet shumë nga Stefano Pioli dhe  ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e 27-vjeçarit.

Pioli e sheh Gagliardinin si zëvendësuesin ideal të Kessie i cili sipas të gjitha gjasave nuk do ta rinovojë kontratën.

Gagliardini ka kontratë deri në vitin 2023 dhe Milan do të ofrojë 7-8 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here