Elliott hap thesin: Milan transferon yllin e madh për 35 milionë euro

Milan ka gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.

Milan pritet të jetë njëri nga klubet më aktiv në merkaton e janarit. Rosonerët, në fakt, po kërkojnë një zëvendësues për Kjaer dhe një mesfushor të ri pas largimeve të Kessie dhe Bennacer për Kupën e Afrikës.

Por përforcimet në repartin e sulmit nuk përjashtohen dhe mediat kanë zbuluar goditjen e madhe për këtë muaj.

E përditshmja spanjolle El Nacional, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan ka përgatitur 35 milionë euro për yllin e Realit, Marco Asensio.

Me ardhjen e Ancelottit në stol, Assensio po gjen më shumë hapsira, por në verë te Reali priten përforcime të reja në sulm dhe për spanjollin nuk do të ketë vend.

Milan synon të përfitojë nga kjo situatë dhe Asensio është i gatshëm që të largohet nga Santiago Bernabeu.

Rosonerët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here