Marrëveshja është arritur: Ousmane Dembele transferohet në Serie A

Marrëveshja është arritur, Ousmane Dembele transferohet te gjiganti italian!

Vetë një ditë pas lajmit se bisedimet mes Barcelonës dhe Dembeles janë ndërprerë, thuhet se 24-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin e tij të ardhshëm.

Francezi u transferua te Barcelona në vitin 2017 për 135 milionë euro, ndërsa kontrata e tij me Blaugranët skadon në fund të sezonit.

Bisedimet për rinovimin e kontratës janë zhvilluar për një kohë të gjatë, por tani duket se gjithçka ka marrë fund pas kërkesës së Dembeles për një pagë prej 40 milionë eurove në sezon.

E përditshmja spanjolle Sport, shkruan se Dembele është me një këmbë jashtë Camp Nou dhe se ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Biankonerët janë në bisedime me agjentin e Dembeles për disa muaj dhe kanë arritur marrëveshje për ta transferuar francezin verën e ardhshme me parametra zero.

Juventus është gjithashtu në krizë të financiare dhe mbetet ta shohim se si do t’ia plotësojnë kërkesat e larta Dembeles,

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here