Juventusi madh po kthehet: Biankonerët sigurojnë super përforcimin e rradhës

Juventus nuk ka të ndalur, Biankonerët sigurojnë përforcimin e rradhës.

Andrea Agnelli ka dërguar një sinjal të qartë për klubet italiane që Juventusi po kthehet duke transferuar Dusan Vlahovic për 75 milionë euro.

Zonja e Vjetër renditet në pozitën e pestë në Serie A me 42 pikë të grumbulluara nga 23 ndeshje të luajtura.

Por kjo nuk do të zgjasë shumë, pasiqë Juventus është mjaftë aktiv në merkato dhe pas Vlahovic, Biankonerët kanë siguruar një tjetër super përforcim.

Sipas raportimeve të fundit, Juventus ka arritur marrëveshje me Borussia Monchengladbach për transferimin e Denis Zakaria.

Klubi bardhezi i ka bërë një ofertë 7 milionë euro Borussia Moenchengladbach, pesë menjëherë dhe dy si bonus.

25-vjeçari Zakaria është afër skadencës së kontratës dhe Gladbach ka pranuar ofertën e Juventusit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here