Elliott hap thesin: Milan transferon tre yje për 75 milionë euro

Milan ka gati operacionin e madh!

Milani po kalon një sezon pozitiv dhe deri më tani ka arritur rezultate të rëndësishme, por dëshiron gjithnjë e më shumë t’i rikthehet synimit për tituj.

Kuqezinjtë zënë pozitën e dytë në renditje dhe ëndërrojnë Scudetton, ndërsa klubi përgatit lëvizjet që do të kryhen në merkato edhe verën e ardhshme.

Rosonerët po mendojnë për merkaton e verës dhe kanë gati transferimin spektakolar nga Lille.

Bëhet fjalë për treshen e Lille: Jonathan David, Renato Sanches dhe Sven Botman.

Jonathan David ka realizuar 16 gola këtë sezon dhe Rosonerët e shohin kanadezin si zëvendësuesin ideal të Ibrahimovic.

Sa i përket Sanches, Rosonerët e dëshirojnë me çdo kusht portugezin dhe ai shihet si zëvendësuesi ideal i Kessies.

Botman ishte pranë transferimit në San Siro gjatë këtij afati kalimtar, por në verë holandezi sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Milanit.

Për të siguruar shërbimet e tyre Milan është i gatshëm të ofrojë 75 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here