Transferim i orëve të fundit: Dele Alli tek gjiganti italian!

Skuadra e Tottenham tashmë ka arritur marrëveshjen për transferimin e Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevski nga skuadra e Juventusit.

Mirëpo londinezët janë të gatshëm edhe për largime nga skuadra ku njëri ndër emrat që pritet të largohet gjatë orëve të fundit është Dele Alli.

25 vjeçari anglez akoma nuk ka zhvilluar një ndeshje të Premier League në vitin 2022 dhe për të interesim po shfaqë Milani.

La Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur që Rossonerët po kërkojnë të arrijnë një marrëveshje të vonshme në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Një transferim i tillë do të ishte një ndihmë e madhe për Stefano Piolin i cili po lufton me Inzaghin për titullin në Serie A.

Kuqezinjtë ishin gjithashtu edhe në kërkim të Tanguy Ndombele, mirëpo paga e tij prej 7 milionë eurosh e pamundësoi ardhjen e tij në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here