Inzaghi bën gati valixhet, Inter ka trajner të ri

Inzaghi e ka humbur besimin, një ish Neroaxur merr drejtimin e skuadrës!

Inter po kalon një krizë rezultatesh dhe Neroaxurët kanë vetëm 2 fitore në 9 ndeshjet e fundit.

Neroaxurët kanë rënë në pozitën e tretë në Serie A me 6 pikë më pak se Milani në vend të parë dhe Inzaghi e ka humbur besimin e drejtuesve.

Disa javë më parë spekulohej për rinovimin e kontratës, por me krizën e fundit të rezultateve Inzaghi vështirë se do të jetë trajneri i Interit sezonin e ardhshëm.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se tre kandidatë kanë përfunduar në shënjestrën e Interit.

Kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e skuadrës është trajneri aktual i Portos, Sergio Coincencao.

Dy emrat tjerë në listën e Marottas janë Thiago Motta dhe Vincenzo Italiano. Mbetet ta shohim nëse Inzaghi do të bëjë kthesë në lojën e Interit dhe ta fitojë Scudetton.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here