Noa Lang i thotë po skuadrës italiane, transferim me vlerë 20 milionë euro!

Calciomercato ka bërë të ditur që talenti i skuadrës belge Club Brugge, Noa Lang i ka thënë po një transferimi të mundshëm në Serie A gjatë merkatos verore.

Holandezi i lindur në vitin 1999 luan në krahun e djathtë të mesfushës dhe me paraqitjet e tij i ka rënë shumë në sy Paolo Maldinit, i cili tashmë ka gati ofertën për blerjen e tij.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, mundësia për transferimin tek Milan e intrigon shumë futbollistin dhe është gati që të zgjedhë Rossonerët para opsioneve si Borussia Dortmund, Arsenal dhe Liverpool.

Nga ana tjetër tek kampi i kuqezinjëve janë të bindur që kartonin e tij mund ta transferojnë për një shumë prej rreth 20 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here