Një Milan ‘Galaktik’: 4 yje të Real Madrid në San Siro!

AC Milan po synon që të bëhet përsëri një skuadër e madhe dhe tashmë është duke hartuar planin për të arritur një synim të tillë.

Rossonerët kanë planifikuar hiç më pak se 4 transferime nga skuadra e Real Madrid, emra të cilët priten të largohen gjatë kësaj vere nga Santiago Bernabeu.

E ardhmja e Milan duket e lidhur me Los Blancos, pasi siç raporton ‘Don Balon’, Rossonerët kanë gati planin për një transferim të katërfishtë.

Emri i parë pritet të jetë Gareth Bale, i cili është akoma protagonist me kombëtaren e Uellsit mirëpo tek Real Madrid e ka humbur tashmë vendin e titullarit.

Lista vazhdon me emra si Luka Jovic i cili ka qenë i përfolur për një transferim tek Milan së bashku me Marco Asension.

I fundit është Isco i cili pritet të transferohet me parametra 0 gjatë kësaj vere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here