Miralem Pjanic ka shumë mundësi që mund të rikthehet në Itali por jo tek Juventus, skuadër të cilën e la në 2020 për të kaluar tek Barcelona.
Mirëpo aventura tek Barcelona ishte e destinuar të mbaronte shpejt ku më pas u transferua në Turqi, në formë huazimi tek skuadra e Beshiktash.
Tani boshnjaku është gati përsëri për tu rikthyer në Serie A edhe pse kësaj radhe Biankonerët nuk do të jenë skuadra e tij.
Fjala është për Napolin e cila ka nevojë për emra me përvojë në mesfushë dhe Pjanic duket emri adekuat për një rol të tillë.
‘Princi i Vogël’ këtë sezon ka zhvilluar 26 ndeshje me Besiktas ku ka regjistruar 4 asiste për shokët e skuadrës.