Mike Maignan përsëri protagonist!
Milan arriti ta mposht Fiorentinën me rezultat 1-0 dhe Rosonerët mbeten në krye të tabelës me tri ndeshje të mbetura deri në fund të kampionatit.
Golin e fitores e shënoi Rafael Leao në minutën e 82′ por përveç golit, u komentua edhe pritja e Maignan në minutën e 75′.
Maignan bëri një pritje që vlen ndeshjen. Vetëm pak metra larg tij, Arthur Cabral goditi me kokë dhe ishte gati të festonte por portieri kuqezi u hodh dhe grushtoi një top duke e kontrolluar më pas.
Mike Maignan Save 😰😰
— 𝐁𝐚𝐬𝐬𝐚𝐦 | #WhiteHot (@il96l_) May 1, 2022
pic.twitter.com/hvOFvwMMpv