Fillon epoka Investcorp: Milan transferon yllin e Serie A për 80 milionë euro

Investcorp ka gati goditjen e madhe për merkaton e verës!

Fondi nga Bahreini, Investcorp është shumë pranë blerjes së Milanit nga Fondi Elliott dhe mediat italiane kanë zbuluar planet për merkaton e verës.

Tuttosport, shkruan se Investcorp planifikon të transferoj në San Siro emra të mëdhenj dhe nuk e kanë ndërmend të kursehen.

Sipas Tuttosport, Investcorp ka piketuar dhuratën e parë për Piolin dhe se bëhet fjalë për mesfushorin e Lazios, Millinkovic Savic.

Savic do të largohet nga Lazio në fund të sezonit, ndërsa interesim për të kanë shfaqur PSG dhe Manchester United.

27-vjeçari preferon të mbetet në Itali dhe Milan është favorit për të siguruar shërbimet e tij.

Savic ka realizuar 10 gola dhe 11 asistime në 34 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa Lotito kërkon 80 milionë euro për kartonin e tij, shifër të cilën Investcorp janë të gatshëm ta paguajn.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here