Milani i ri po merr formë, zbulohen 4 blerjet që do realizohen nga Investcorp!

Milani i ri alla ‘Investcorp’ dalëngadalë po fillon që të marrë formë dhe tashmë kanë filluar të dalin në pah emrat e parë që do transferohen nga Rossonerët.

Milan është dy pikë para Interit në garën për Scudetton kur kanë mbetur edhe 3 javë për tu zhvilluar.

Fondi arab Investcorp ka plane të mëdha për kuqezinjtë me Paolo Maldinin që tashmë ka bërë gati një listë emrash që priten të transferohen gjatë kësaj merkatoje verore.

Emri i parë është ai i Jese Lingard i cili do largohet nga Manchester United këtë verë dhe transferimi i tij pritet të ndodhë me parametra 0.

Konfirmime vijnë edhe për Divock Origi të Liverpool ndërkohë që lista vazhdon me Sven Botman të Lille.

‘Pokeri’ mund të përmbushet me një tjetër futbollist të Lille, Renato Sanches, i cili në San Siro pritet të vijë për një shumë prej 20 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here