Shkëmbim spektakolar: Chiesa në Emirates, ylli i Arsenalit te Juventusi

Juventus dhe Arsenal kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa mund të largohet nga Zonja e Vjetër pas vetëm një sezoni me fanellën e Biankonerëve.

Chiesa i lëndoi në janar ligamentet e kryqëzuara dhe e humbi sezonin, ndërsa sipas raportimeve të fundit 24-vjeçari do të largohet nga Juventusi në verë.

Mediat angleze, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Arsenali synon transferimin e Chiesas në verë dhe janë të gatshëm t’ia ofrojnë Juventusit kartonin e Thomas Partey.

Partey pëlqehet nga Allegri dhe përveç kartonit të tij Topçinjtë do ti ofrojnë Biankonerëve edhe 50 milionë euro.

Te Juventus janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here