Shkëmbim spektakolar: Dumfries tek Manchester United, ylli i Djajve të Kuq tek Inter!

Me Eric Ten Hag në stolin e Manchester United priten ndryshime të mëdha në këtë skuadër dhe një marrëveshje që përfshin Interin është gati të implementohet.

Disa javë më parë, u zyrtarizua kalimi i Ten Hag në stolin e Manchester United si një shpresë e madhe për ta ringjallur skuadrën që ka vite që vuan pavarësisht investimeve të mëdha.

Emri i parë që pritet ti bashkohet skuadrës nga Old Trafford është Denzel Dumfries, një bashkëkombas i teknikut holandez.

Ideja është e një shkëmbimi të tij me Diogo Dalot, një ish milanist për të cilin është krijuar interesim i madh në gadishullin Apenin.

Vlera e Dumfries sillet tek 35-40 milionë eurot dhe United duhet që për kartonin e tij të ofrojnë deri në 20 milionë euro dhe shërbimet e Dalot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here