Marrëveshja është arritur: Milan siguron super goditjen e parë për merkaton e verës!

Punë e kryer, Milan siguron përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Milan nesër do të përballet në San Siro me Atalantën, ndeshje kjo e cila mund ta vendos titullin në Serie A.

Edhe përkundër rezultateve të shkëlqyeshme këtë sezon, te Milani pritet të ndodhin ndryshime të mëdha në merkaton e verës.

Rosonerët kanë piketuar disa përforcime për sezonin e ardhshëm, ndërsa sipas raportimeve të fundit thuhet se kanë kompletuar goditjen e parë për merkaton e verës.

Calcio Mercato, shkruan se Milan ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e Renato Sanches.

Portugezi do të firmos kontratë 5-vjeçare me pagë prej 4.5 milionë eurove në sezon, ndërsa për kartonin e tij Rosonerët do të paguajnë 18 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here