Shkëmbim spektakolar: Gabriel Martinelli te gjiganti italian!

Gati shkëmbimi i merkatos së verës, Gabriel Martinelli në Serie A!

Sulmuesi brazilian, Gabriel Martinelli po shkëlqen këtë sezon te Arsenali duke realizuar 5 gola dhe 6 asistime në 35 ndeshje të luajtura.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, 20-vjeçari mund të transferohet këtë verë në Serie A falë një super shkëmbimi.

Calcio Mercato, shkruan se Juventus është i gatshëm tia ofrojë Arsenalit kartonin e Arthur Melos dhe një shumë parash në këmbim të Martinellit.

Topçinjtë janë në ndjekje të Arthur për një kohë të gjatë dhe nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbimi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here