Pogba ka vendosur: Do të largohet nga Old Trafford, ja skuadra e tij e re!

Mesfushori i skuadrës së Manchester United, Paul Pogba, ka vendosur që pas përfundimit të këtij sezoni të largohet nga Old Trafford.

Francezi nuk ka në plan që të qëndrojë tek gjiganti anglez dhe tashmë dy skuadra të mëdha po luftojnë për të siguruar shërbimet e tij.

Dëshira e Pogbas është që të rikthehet tek Juventus por skuadra tjetër që po mundohet për transferimin e tij është Paris Saint Germain, për të cilën problemet financiare nuk ekzistojnë.

Parisienët i ofrojnë Pogbas më shumë para mirëpo futbollisti dëshiron rikthimin në Torino dhe për tu bërë përsëri pjesë e Zonjës së Vjetër është gati që të ulë ndjeshëm pagën e tij.

Pogba këtë sezon ka zhvilluar vetëm 27 ndeshje me Manchester United duke shënuar vetëm 1 gol dhe 9 asistime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here