Reali i ka hapur dyert: Rodrigo i thotë PO aventurës në Serie A!

Transferimi i Kylian Mbappe tek Real Madrid do të shohë edhe një valë largimesh nga kjo skuadër shkaku i barrës financiare që ka sulmuesi francez.

I pari që mund të lërë Santiago Bernabeun është padyshim Rodrygo i cili ka zhvilluar një sezon të mirë me Los Blancos por drejtuesit e skuadrës kanë plane të tjera për të.

Interesimi ndaj brazilianit nuk po mungon dhe ky i fundit mund ta shohë veten në Serie A gjatë kësaj vere.

Anësori i djathtë 21 vjeçar po kërkohet nga AC Milan dhe e përditshmja El Nacional ka bërë të ditur se Real Madrid është e gatshme për shitjen e tij pasi ai nuk bën pjesë në planet e sezonit të ardhshëm të Carlo Ancelottit.

Rossonerët duhet të paguajnë rreth 45 milionë euro për kartonin e tij, pasi për kaq para Real Madrid e transferoi atë në 2019 prej skuadrës së Santos.

Kontrata e tij me Los Blancos ka afat deri në vitin 2025.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here