Epoka Redbird ka filluar: Milan transferon yllin 80 milionësh!

AC Milan ka lënë pas euforinë e krijuar nga triumi në Scudetto dhe tashmë e gjithë vëmendja është zhvendosur në merkaton verore.

Rossonerët po ëndërrojnë për transferimin Christopher Nkunku nga skuadra e RB Leipzig por nuk do të jetë një mision i lehtë për tu përmbushur, raportojnë mediat italiane.

Mesfushori sulmues zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën gjermane duke shënuar 35 gola dhe 20 asistime në 51 ndeshje të zhvilluara.

Raportohet se pronarët e rinj të Milanit kërkojnë me çdo kusht transferimin e tij edhe pse çmimi i tij mund të arrijë deri në 80 milionë euro.

Kontaktet me RB Leipzig janë intensifikuar dhe nuk përjashtohet mundësia e arritjes së një marrëveshje gjatë ditëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here