Beppe Marotta nuk ka të ndalur!
Inter është njëra nga skuadrat më aktive këtë merkato duke zyrtarizuar Lukakun, Asllanin, Onanan dhe Mkhitaryan.
Por Neroaxurët nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq, pasiqë në Meazza priten edhe disa përforcime për sezonin e ardhshëm.
Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Neroaxurët synojnë transferimin e Marash Kumbullës nga Roma.
Marotta e ka piketuar Kumbullën si zëvendësuesin ideal të Milan Skriniar, i cili është pranë largimit nga Meazza.
Kumbulla ka kontratë me Romën deri në vitin 2025 dhe për të siguruar shërbimet e tij Inter do të duhet të paguaj më së paku 15 milionë euro.