Katalanasit nuk kanë të ndalur, gati transferimi i rradhës.
Barcelona është mbreti i kësaj merkatoje duke transferuar gjashtë lojtarë. Blaugranët kanë siguruar shërbimet e Lewandowskit, Raphinas, Koundes, Kessie, Christensen dhe Torre.
Por Laporta nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq dhe mediat kanë zbuluar goditjen e rradhës.
Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barcelona synon transferimin e ish yllit të Realit.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Tottenham, Sergio Regulion i cili nuk bën pjesë në planet e Contes dhe Spurs janë të gatshëm ta shesin këtë afat kalimtar.
Për kartonin e Reguilon Barcelona do të duhet të ofrojë 20 milionë euro, por nuk përjashtohet mundësia e një shkëmbimi me Memphis Depay.