Bombë: Dumfries transferohet te rivalët e Interit

Lajm bombastik nga Italia, Dumfries largohet nga Interi, por jo nga Serie A!

Mbrojtësi holandez, Denzel Dumfries është mjaftë i përfolur gjatë kësaj merkatoje, pasiqë është i lidhur me një largim Interi.

Drejtuesit e Neroaxurëve janë të detyruar ta sakrifikojnë një yll dhe zgjedhja ka rënë te Dumfries, pasiqë Skriniar nuk do të largohet nga Meazza.

Interesim për Dumfries kanë shfaqur Manchester United dhe Chelsea, por në garë është përfshirë edhe Juventusi

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus synon të përfitojë nga kjo situatë.

Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për Dumfries, shifër të cilën Interi vështirë se do ta refuzojë, në rast se nuk arrihet marrëveshja me United apo Chelsea.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here