Dy palë luftojnë e treta fiton: Milan ia rrëmben Interit dhe Juventusit super përforcimin

Një tjetër kryevepër nga Maldini, Milan ia rrëmben Interit dhe Juventusit super përforcimin.

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Divock Origit dhe Charles De Ketealaere, ndërsa në Casa Milan po punojnë për përforcimet e rradhës.

Rosonerët pritet të transferojnë edhe një sulmues, një mesfushor dhe një qendërmbrojtës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan është futur në garë për transferimin e Dries Mertens.

Mertens është lojtarë i lirë dhe në garë për shërbimet e tij janë Inter dhe Juventus, por Rosonerët kanë nisur bisedimet me agjentin e belgut.

Milan është në pole position për të siguruar shërbimet e Mertens dhe belgu sipas të gjitha gjasave do ta vesh fanellën e Rosonerëve, shkruan Calcio Mercato.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here