Biankonerët nuk kanë të ndalur, gati firma me yllin e ri.
Juventus është njëra nga skuadrat më aktive në merkato duke siguruar shërbimet e Paul Pogba, Angel Di Maria, Gleison Bremer dhe Filip Kostic.
Megjithatë merkato për Biankonerët nuk mbaron me kaq dhe sipas raportimeve të fundit Zonja e Vjetër ka siguruar goditjen e rradhës në merkato.
Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus dhe PSG kanë arritur marrëveshje për transferimin e Leandro Paredes.
Paredes është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Juventus, ndërsa detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar ende.