Një yll dhe 70 milionë euro: Leao largohet nga Milani

Oferta stratosferike ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.

Rafael Leao është njëri nga lojtarët që shpërtheu sezonin e kaluar te Milani duke realizuar 14 gola dhe 12 asistime 42 ndeshje.

Portugezi ishte njëri nga lojtarët kyç që ndihmoi Rosonerët ta fitojnë Scudetton dhe me paraqitjet e tij ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG synon transferimin e Leaos dhe Parisienët madje kanë gati edhe ofertën joshëse për Milanin.

Parisienët janë të gatshëm tia ofrojnë Milanit 70 milionë euro dhe kartonin e Diallo në këmbim të Leaos.

Mbetet ta shohim nëse drejtuesit e Milanit do ta pranojnë ofertën e PSG.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here