Marrëveshja është arritur: Pas Kostic, Juventus siguron edhe një tjetër super përforcim

Biankonerët nuk kanë të ndalur, gati firma me yllin e ri.

Juventus është njëra nga skuadrat më aktive në merkato duke siguruar shërbimet e Paul Pogba, Angel Di Maria, Gleison Bremer dhe Filip Kostic.

Megjithatë merkato për Biankonerët nuk mbaron me kaq dhe sipas raportimeve të fundit Zonja e Vjetër ka siguruar goditjen e rradhës në merkato.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus dhe PSG kanë arritur marrëveshje për transferimin e Leandro Paredes.

Paredes është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Juventus, ndërsa detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar ende.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here