Konfirmohet lëndimi i Di Maria: Ja sa do të qëndrojë jashtë fushave

Goli i shkëlqyer me të majtën bëri që “Allianz Stadium” të ngrihej në këmbë, i mbushur plot edhe për praninë (debutimin) e tij.

Starti i Angel Di Maria me fanellën e Juventusit ishte një përzierje emocionesh të ndryshme.

Në pjesën e dytë, megjithatë, “El Fideo” u detyrua të ndalonte, duke bërë që Massimiliano Allegri ta zëvendësonte për shkak të një problemi fizik. Prej aty filloi pritja për të kuptuar më mirë gjendjen e tij.

Pasi u paraqit në “JMedical” sot në mëngjes, Di Maria kreu të gjitha testet e nevojshme instrumentale, të cilat më pas u komunikuan nga klubi bardhezi:

“Angel Di Maria iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike mëngjesin e sotëm në ‘JMedical’, të cilat zbuluan një lezion të shkallës së ulët të muskulit zgjatues të kofshës së majtë. Pas 10 ditësh ai do të rivlerësohet përsëri”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here