Shkëmbim spektakolar: Ronaldo në Madrid, ndërsa ylli i Atleticos te United

Gati shkëmbimi spektakolar, Cristiano Ronaldo rikthehet në Spanjë.

Cristiano Ronaldo është lojtarë më i përfolur gjatë kësaj vere, pasiqë dëshiron largimin nga Manchester United.

Portugezi ishte i lidhur me disa skuadra si Bayerni Mynihut, Roma, Napoli, Barcelona dhe së fundmi Atletico Madrid.

Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Ronaldo mund të rikthehet në La Liga falë një shkëmbimi spektakolar.

Manchester United synon transferimin e yllit të Atleticos Matheus Cunha dhe në operacion mund të përfshihet edhe Ronaldo.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm tia ofrojnë Atleticos 20 milionë euro dhe kartonin e Ronaldos në këmbim të Cunhas.

Los Colchoneros nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe bisedimet pritet të fillojnë brenda kësaj jave.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here