Bombë: Sergio Busquets transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik nga Spanja, Sergio Busquets transferohet në Serie A.

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka vendosur të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit pas 15 viteve me fanellën e Blaugranëve.

Busquets ka vendosur që të mos e rinovojë kontratën që i skadon në fund të sezonit dhe verën e ardhshme do të jetë futbollist i lirë.

34-vjeçari është i lidhur me një transferim në SHBA tek Inter Miami, por mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se në garë për Busquets është përfshirë Milani.

Sipas mediave spanjolle, Stefano Pioli ia ka kërkuar drejtuesve të Milanit afrimin e Busquets, pasiqë beson se spanjolli do të ishte një përforcim i madh për skuadrën e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here