Operacion i vlefshëm 18 milionë euro, Milan siguron përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Milan nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri duke regjistruar 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Rosonerët renditen në pozitën e 5-të në Serie A dhe Maldini ka filluar të punojë për merkaton e janarit.
Portali FootMercato, shkruan se Milan ka siguruar përforcimin e parë për merkaton e janarit.
Sipas FootMercato, Milan dhe Spezia kanë arritur marrëveshje për transferimin e Jakub Kiwior.
Ky operacion do ti kushtojë Rosonerëve 18 milionë euro duke përfshirë dhe bonuset, ndërsa marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti.