Bomba e janarit: Juventus dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre

Në krizë të plotë rezultatesh dhe loje, me tifozeritë po ziejnë kryesisht kundër punës së dy trajnerëve, Juventus dhe Inter po përgatiten të kthehen në fushë pas ndeshjeve të kombëtarëve.

Ndeshjet e ardhshme ka shumë mundësi të jenë vendimtare për zgjedhjet e drejtuesve të klubeve respektivë. Që për momentin kanë konfirmuar Allegri-n dhe Inzaghi-n, edhe pse përshtypja është se është një besim që do të duhet të mbështetet nga rezultatet.

Ndërkohë të dy klubet i mbajnë sytë hapur në lidhje me mundësitë që ofron merkato. Me një Botëror në mes të sezonit, zgjedhjet për janarin duhen bërë më përpara.

Pas zërave që kanë qarkulluar pak javë më parë, kthehet në qendër të vëmendjes një shkëmbim lojtarësh mes dy klubeve rivalë. Një operacion që do të ishte i bujshëm, por që mund t’u bënte punë të dy klubeve, sipas calciomercatonews.com.

Kontratat e Juan Cuadrado dhe Stefan de Vrij skadojnë në qershorin e 2023-ës dhe ka pak mundësi që marrëveshjet e të dyve të rinovohen.

Në rastin e kolumbianit, për zgjedhje teknike të drejtuesve dhe trajnerit Massimiliano Allegri. Në rastin e holandezit, kryesisht për arsye ekonomike, me lojtarin që synon të largohet me kosto zero në fund të sezonit.

Zikaltrit duan ta shmangin me çdo kusht mundësinë që të humbin një lojtarë me zero në qershor dhe ky rrezik i hap rrugën idesë për një shkëmbim të bujshëm me Zonjën e Vjetër.

Duke marrë parasysh që Cuadrado nuk është pjesë e planeve të trajnerit të Juventus-it dhe Arrivabene me Cherubini-n do të ishin të hapur për mundësinë e një shkëmbimi mes amerikano-jugorit dhe holandezit të Interit.

Milanezët do të mirëprisnin me kënaqësi një “xhol” të dobishëm për situata të ndryshme taktike, ndërsa bardhezinjtë do të përforconin mbrojtjen me një lojtar me përvojë, të mësuar me mbrojtjen me tre lojtarë që Allegri po provon në ndeshjet e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here