Lajm i bujshëm nga Italia, Youssofa Moukoko në Serie A.
Sulmuesi i Borussia Dortmund, Youssofa Moukoko ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij.
Edhe pse vetëm 17-vjeç, Moukoko ka arritur të realizoj 2 gola dhe 2 asistime në 9 ndeshje të luajtura këtë sezon.
Moukoko ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në fund të sezonit dhe sipas raportimeve të fundit gjiganti italian synon transferimin e tij me kosto zero.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan synon transferimin e Moukokos verën e ardhshme.
Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Maldini e ka piketuar 17-vjeçarin si përforcimin ideal. Edhe pse i ri në moshë te Milani janë të gatshëm që t’ia besojnë sulmin Moukokos.