Lajm i bujshëm nga Italia, Alexis Mac Allister transferohet te gjiganti italian.
Argjentina mbrëmë e mposhti Poloninë me rezultat 2-0, ndërsa protagonist ishte edhe mesfushori i Brighton, Alexis Mac Allister.
Mesfushori 23-vjeçar realizoi golin e parë për Argjentinën në minutën e 46-të dhe përveç paraqitjeve të mira me kombëtaren, ai po bën një sezon të shkëlqyshëm edhe te Brighton.
Allister ka realizuar 5 gola në 14 ndeshje të luajtura këtë sezon në Premier League dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e Allister verën e ardhshme.
Neroaxurët janë në kërkim të një mesfushori dhe objektivi kryesorë verën e ardhshme do të jetë Mac Allister.
Argjentinasi ka kontratë me Brightonin deri në vitin 2025 dhe për kartonin e tij Inter do të duhet të shpenzojë 40 milionë euro.