BOMBË: Milan shkarkon Piolin, në vend të tij vjen legjenda e klubit

Lajm bombastik nga Italia, Milan ka gjetur trajnerin e ri.

Milan nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2023. Rosonerët në tetë ndeshje kanë pësuar pesë humbje, kanë barazuar dy herë dhe kanë marrë vetëm një fitore.

Skuadra e Piolit u mposht edhe nga Interi në Deby della Madonnina dhe pozita e tij si trajner i skuadrës nuk është më e garantuar.

Përveç rezultateve të dobëta, skuadra po zhgënjen me paraqitjet e saja dhe drejtuesit kanë gjetur trajnerin e ri.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan do ta shkarkojë Piolin në rast se pëson humbje nga Torino.

Rosonerët madje kanë gjetur trajnerin e ri dhe bëhet fjalë për legjendën e klubit, Alessandro Nesta.

Drejtuesit e Milanit janë të gatshëm tia besojnë drejtimin e skuadrës Nesta-s deri në fund të sezonit, me mundësi të vazhdimit të kontratës.

Nesta ishte futbollist i Milanit për 10-të vite, ndërsa si trajner ka drejtuar Miamin në SHBA, ndërsa në Itali ka drejtuar skuadrat e Perugias dhe Frosinones në Serie B.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here