BOMBA E VERËS: Mohamed Salah rikthehet në Serie A

Lajm bombastik, Mohamed Salah rikthehet në Serie A.

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, do të largohet nga Anfield Road në fund të sezonit.

The Reds janë në krizë rezultatesh dhe në verë pritet një revolucion në skuadër, ndërsa drejtuesit e klubit kanë vendosur që ta nxjerrin në shitje Salah.

Salah ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka realizuar 17 gola dhe 7 asistime në 31 ndeshje të luajtura.

Liverpooli i ka vendosur egjiptianit një çmim prej 50 milionë eurove, ndërsa sipas mediave italiane Salah do të rikthehet në Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Salah do të rikthehet në Itali, pasiqë interesim për të kanë shfaqur Juventus dhe Milan.

Biankonerët janë në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë dhe Salah është profili i duhur.

Milan gjithashtu pritet të bëjë një goditje të madhe në merkaton e verës, në rast se Leao largohet dhe Rosonerët nuk do të kursehen për ta transferuar Salah në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here