Lajm i bujshëm, Charles De Ketelaere largohet nga Milani.




Mesfushori belg, Charles De Ketelare bëri bujë të madhe verën e shkuar kur u transferua nga Club Brugge te Milani për 32 milionë euro.




Por belgu nuk e ka nisur mirë aventurën me Rosonerët, pasiqë në 27 ndeshje të luajtura ka bërë vetëm një asistim.




Mediat franceze, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se PSG synon huazimin e De Ketelaere në verë me opsion blerjeje për 30 milionë euro.




Në rast se De Ketelaere nuk përmirësohet, Rosonerët janë të hapur ta lënë të lirë në verë të largohet.



