E bujshme: Pierre Kalulu largohet nga Milani për €50M

Oferta tunduese ka arritur, Pierre Kalulu largohet nga Milani.

Pierre Kalulu është zbulimi i madh i Milanit në sezonin e kaluar. Rosonerët e transferuan francezin nga Lyoni për 1 milionë euro dhe ishte njëri nga lojtarët kyç në fitimin e titullit sezonin e kaluar.

Falë paraqitjeve mbreslënëse, Kalulu ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian dhe sipas raportimeve të fundit Milan ka marrë një ofertë tunduese për 22-vjeçarin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Manchester United synon transferimin e Kalulut në verë dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm tia ofrojnë Milanit 50 milionë euro.

Rosonerët janë të hapur për shitjen e Kalulu-s, pas paraqitjeve mbreslënëse të Malick Thiaw dhe bisedimet me United pritet të fillojnë kah përfundimi i sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here