E bujshme: Zaniolo rikthehet në Serie A, por jo te Milani

Lajm i bujshëm nga Italia, Nicolo Zaniolo rikthehet në Serie A.

Sulmuesi italian, Nicolo Zaniolo ishte njëri nga lojtarët më të përfolur në merkaton e janarit.

Zaniolo ishte pranë kalimit te Milani, por kërkesat e larta të Romës e pamundësuan transferimin e tij në San Siro.

Mourinho vendosi ta përjashtojë italianin nga skuadra dhe në fund Zaniolo u transferua te Galatasaray.

Por Zaniolo duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Stamboll, pasiqë sipas raportimeve të fundit në verë do të rikthehet në Serie A.

La Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e Zaniolos në merkaton e verës.

Angel Di Maria pritet të largohet në verë dhe Biankonerët e kanë piketuar Zaniolon si përforcimin ideal për krahun e djathtë të sulmit.

Klauzola e Zaniolos në verë do të jetë 35 milionë euro, shifër të cilën te Juventus janë të gatshëm ta paguajn.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here