Nuk po luan te City: Julian Alvarez transferohet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Julian Alvarez transferohet në Serie A.

Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez në verë do të largohet nga Manchester City, pasiqë nuk është i kënaqur me statusin e tij në Etihad.

Alvarez realizoi katër gola në Botëror për Argjentinën dhe pas paraqitjeve mbreslënëse vështirë se do të qëndrojë në stol te City.

Argjentinasi ishte tema kryesore në mediat britanike ditën e djeshme, pasiqë 23-vjeçari ka kërkuar largimin nga Etihad në fund të sezonit.

Te City, Alvarez ka realizuar 10 gola dhe 2 asistime në 30 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa vlera e tij në treg është 50 milionë euro.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Alvarez karrierën do ta vazhdojë në Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Juventus dhe Milan do të duelojnë në merkaton e verës për shërbimet e Alvarez.

Biankonerët konsiderohen favorit pasiqë janë të gatshëm ta paguajnë shumën e kërkuar nga City, por Milan nga ana tjetër do të luaj në Champions dhe Alvarez mund të preferojë kalimin në San Siro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here