Riccardo Orsolini pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.




Sulmuesi italian, Riccardo Orsolini po shkëlqen te Bologna këtë sezon duke realizuar 7 gola dhe 3 asistime në 23 ndeshje të luajtura.




Bologna e bleu Orsolinin nga Juventusi në verën e vitit 2019 për 15 milionë euro dhe falë paraqitjeve të mira ka përfunduar në shënjestrën e gjigantit italian.




Sipas Calcio Mercato, Milan synon transfermin e Orsolinit në merkaton e verës.




Rosonerët janë në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë dhe Maldini e ka piketuar 26-vjeçarin si përforcimin e duhur.




Për të siguruar shërbimet e Orsolinit, Milan do të duhet të paguaj 20 milionë euro.



