Revolicon te Interi, epoka De Zerbi nis me dy super përforcime.




Simone Inzaghi dhe Roberto De Zerbi janë dy trajnerët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive.




Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter do ta shkarkojë Inazghin dhe vendin e tij do ta zërë De Zerbi.




Neroaxurët nuk janë të kënaqur me Inzaghin dhe në verë 46-vjeçari do të largohet nga Meazza.




De Zerbi po bën një punë të shkëlqyeshme te Brighton këtë sezon dhe drejtuesit zi-kaltër janë të gatshëm t’ia besojnë drejtimin e skuadrës.




Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar dy super përforcimet e De Zerbit te Interi.




Sipas Calcio Mercato, Inter në verë do të transferojë Davide Frattesin dhe Alexis Mac Allister.




Për të siguruar shërbimet e dyshes, Inter do të duhet të shpenzojë 80 milionë euro, para të cilat pritet t’i arkëtojnë nga shitja e Brozovic dhe Dumfries.



