Rabiot largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.




Mesfushori francez, Adrien Rabiot po shkëlqen me fanellën e Juventusit këtë sezon duke realizuar 7 gola dhe 2 asistime në 27 ndeshje.




Francezi e ka gjetur formën e duhur, ndërsa kontrata me Biankonerët i skadon në fund të sezonit.




Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Rabiot në merkaton e verës.




Francezi do të jetë futbollist i lirë dhe në verë do të largohet nga Juventusi, pasiqë sezonin e ardhshëm dëshiron të luajë në Champions League.




Neroaxurët e kanë piketuar francezin si zëvendësuesin ideal të Brozovic, i cili pritet të largohet nga skuadra në verë.



