Lajm bombastik nga Italia, Gianluca Scamacca rikthehet në Serie A.




Sulmuesi italian, Gianluca Scamacca verën e shkuar u transferua nga Sassuolo te West Ham për 36 milionë euro.




Por italiani nuk e ka nisur mirë aventurën e tij në Angli dhe në 24 ndeshje ka realizuar vetëm 7 gola.




Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Scamacca në verë sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Serie A.




Sipas Calcio Mercato, Milan e ka piketuar Scamaccan si përforcimin ideal për vijën e sulmit.




Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Maldini beson se Scamacca është profili i duhur.




Për të siguruar shërbimet e Scamaccas, Milan do të duhet të ofrojë më së paku 30 milionë euro.



