Oferta prej €40M ka arritur: Thiaw largohet nga Milani

Oferta tunduese ka arritur, Thiaw largohet nga San Siro.

Qendërmbrojtësi gjerman, Malick Thiaw po shkëlqen te Milani këtë sezon duke u shndërruar në njërin nga lojtarët kyç në skuadrën e Piolit.

Thiaw ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve anglez me paraqitjet e tij dhe në verë mund të largohet nga San Siro.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Thiaw mund të largohet nga Milani në verë, pasiqë gjigantët anglez kanë gati ofertën tunduese.

Milan e bleu Thiaw nga Schalke për 7 milionë euro, ndërsa Chelsea, Arsenal dhe Newcastle janë të gatshme të ofrojnë 40 milionë euro për kartonin e gjermanit.

Thiaw konsiderohet si një lojtarë i paprekshëm te Milani, por oferta prej 40 milionë eurove është mjaftë tunduese dhe drejtuesit do ta shqyrtojnë në verë nëse do ta lënë të lirë 21-vjeçarin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here