BOMBA E VERËS: Chiesa transferohet te rivalët e Juventusit

Lajm bombastik nga Italia, Chiesa largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa është rikthyer nga lëndimi i rëndë që e pësoi para një viti.

Chiesa ka luajtur vetëm 554′ minuta këtë sezon, duke realizuar 1 gol dhe 4 asistime.

E ardhmja e 25-vjeçarit te Juventusi është e paqartë, pas problemeve që po kalon klubi, por edhe për faktin se kontrata i skadon në vitin 2025.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Chiesa në verë mund të largohet nga Juventusi për tu transferuar te rivalët e Zonjës së Vjetër.

Sipas Calcio Mercato, Napoli e ka piketuar Chiesan si zëvendësuesin ideal të Khvicha Kvaratskhelia.

Gjeorgjiani po shkëlqen këtë sezon dhe sipas të gjitha gjasave në verë do të largohet nga Napoli, pasi gjigantët europian janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro.

Në rast se Khvicha largohet, Napoli do të hidhet në sulm për transferimin e Federico Chiesas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here