E bujshme: Julian Brandt transferohet te gjiganti italian për €20M

Lajm i bujshëm nga Italia, Julian Brandt transferohet në Serie A.

Mesfushori gjerman, Julian Brandt po shkëlqen te Borussia Dortmund këtë sezon duke realizuar 9 gola dhe 5 asistime në 30 ndeshje të luajtura.

Brandt ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024, por nuk do ta rinovojë atë dhe në verë do të largohet nga Signal Iduna Park.

Calcio Mercato, shkruan se Brandt karrierën do ta vazhdojë në Itali, pasiqë gjiganti italian synon transferimin e 26-vjeçarit.

Sipas Calcio Mercato, Milan në verë do të hidhet në sulm për të transferuar mesfushorin gjerman.

Brandt është mesfushor ofanziv, por mund të luaj edhe nga të dy krahët e sulmit dhe Maldini e ka piketuar gjermanin si përforcimin ideal.

Për të siguruar shërbimet e Brandt, Rosonerët do të duhet të ofrojnë më së paku 20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here