Marrëveshja është arritur: Inter siguron super përforcimin e parë për merkaton e verës

Marrëveshja është arritur, Inter siguron goditjen e parë për merkaton e verës.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Inter-i, me drejtuesit që kanë siguruar goditjen e parë për merkaton e verës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter ka arritur marrëveshje me mbrojtësin spanjoll, Alejandro Grimaldo.

Grimaldos i skadon kontrata me Benfikën në fund të sezonit dhe do t’i bashkohet Neroaxurëve me parametra zero.

Mbrojtësi spanjoll ka luajtur 40 ndeshje këtë sezon, duke realizuar 5 gola dhe 10 asistime.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here