Lajm bombastik nga Italia, Milan ka gjetur trajnerin e ri në Serie A.




Milan nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2023. Pas tre fitoreve rradhazi, Rosonerët mbrëmë u mposhtën në transfertën me Fiorentinën.




Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan do ta shkarkojë Piolin në fund të sezonit.




Rosonerët madje kanë gjetur trajnerin e ri dhe bëhet fjalë për Vincenzo Italiano.




Trajneri i Fiorentinës, i cili e mposhti Milanin mbrëmë, po bën një punë të mirë në Firence dhe Cardinale është i gatshëm t’ia besojë stolin 45-vjeçarit.



