Po shkëlqen te Salernitana: Ochoa transferohet te gjiganti italian

Guilermo Ochoa bën transferimin e karrierës.

Portieri meksikan, Guilermo Ochoa u rikthye në Europë, pas paraqitjeve mbreslënëse me Meksikën në Botëror.

Ochoa iu bashkua në verë Salernitanas dhe po bën paraqitje të shkëqyeshme në Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Ochoa në verë mund ta bëjë transferimin e karrierës, pasiqë interesim për të ka shfaqur gjiganti italian.

Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e Ochoas në merkaton e verës me parametra zero.

Neroaxurët e kanë piketuar portierin meksikan si zëvendësuesin ideal të Samir Handanovic, i cili do të largohet nga Meazza në fund të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here